Njoftim i rëndësishëm për invalidët e luftës dhe familjarët e dëshmorëve

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 19:57
Njoftim i rëndësishëm për invalidët e luftës dhe familjarët e dëshmorëve

Nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia,  e mirëpret Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta (ZÇKDL) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e kësaj zyre, thuhet se mesin e qytetarëve që përfitojnë drejtpërdrejt nga ky Udhëzim Administrativ janë edhe invalidët e luftës dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve, “të cilët do të kompensohen plotësisht, pra 100% të vlerës së faturës për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në vend”.

Siç thuhet në njoftimin e kësaj zyre, ky “Udhëzim Administrativ, gjithashtu ofron zgjidhje të qëndrueshme të një problemi të kahmotshëm të invalidëve të luftës, e që ka të bëjë me ndërrimin dhe pajisjen me proteza dhe orteza të gjymtyrëve”.

(Kosova Sot Online)