Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 21:13
Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë

Qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar janë ato prej 50 dhe 100 euro..

 

Zyrtarja e bankës ka njoftuar se në një periudhë dyjavore kanë pranuar qindra monedha metalike që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Monedhat janë konfiskuar për ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikimi i parasë’.

Kujtojmë se, kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

(Kosova Sot Online)