Ishte në kërkim që dy vite, arrestohet në Leposaviq ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 14:07
Ishte në kërkim që dy vite, arrestohet në Leposaviq ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës

Një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb është arrestuar sot në Leposaviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

I arrestuari është G.S. të cilin policia e kërkon që nga viti 2021, për “shpërdorim të pozitës zyrtare”, pra marrje ryshfeti.

Ai është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën Jugore.

(Kosova Sot Online)