Sveçla: Sekuestrohen disa pajisje të prodhimit të kriptovalutave

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 20:34
Sveçla: Sekuestrohen disa pajisje të prodhimit të kriptovalutave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se njësitet policore gjatë ditës së sotme në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut kanë identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave.

Sveçla njofton se në koordinim me organet e drejtësisë dhe në zbatim të urdhëresave të tyre, Policia sot ka arrestuar në Leposaviq ish-zyrtarin policor Goran Savic i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2021. I njëjti, dyshohet të ketë sulmuar fizikisht edhe dy qytetarë serb.

"Pas trajtimit me sukses të një rasti të kalimit ilegal dhe zhvillimit të kontrabandës mbrëmë në pjesën veriore të vendit tonë, njësitet policore sot një lokacion në Komunën e Zubin Potokut kanë identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)