Musliu i kundërpërgjigjet Nagavcit: Kjo ministre s’ka të drejtë as ligjire as morale ta drejtoj gishtin ka prinderit

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 10:20
Musliu i kundërpërgjigjet Nagavcit: Kjo ministre s’ka të drejtë as ligjire as morale ta drejtoj gishtin ka prinderit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka paralajmëruar prindërit se nëse i keqpërdorin mjetet që MASHTI ua ka ndarë për blerjen e librave shkollorë ata do të përballen me ligjin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar me këtë deklaratë, e cila ka thënë se në këtë rast vetë Nagavci do të duhej të përballej me ligjin, pasi sipas saj ajo ka bërë “keqpërdorim të detyrës” me situatën e krijuar për furnizim me libra.

Musliu ka thënë prindërit po përballen edhe me pritje të gjata në librari për të furnizuar me tekste shkollore për të siguruar librat për fëmijët e tyre.

(Kosova Sot Online)