Klinë: Policia po heton vdekjen e një personi, u gjet i shtrirë në rrugë

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 08:21
Klinë: Policia po heton vdekjen e një personi, u gjet i shtrirë në rrugë

Një person është gjetur i shtrirë dje në mes të rrugës dje në Klinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë i njëjti më pas ka vdekur në Spitalin e Pejës.

Ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është në hetime.

“Klinë 10.09.2023 – 18:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur i shtrirë në rrugë, njësitë policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, viktimës iu është dhënë ndihma e parë pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku përgjegjës në spitalin e Pejës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)