Kanoset me vrasje menaxherja e një pompe të derivateve në Fushë Kosovë, arrestohet një femër

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 09:12
Kanoset me vrasje  menaxherja e një pompe të derivateve në Fushë Kosovë, arrestohet një femër

Një grua është arrestuar dje në Bresje të Fushë Kosovës, pasi dyshohet se e ka kanosur me vdekje menaxheren e një pompe të derivateve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se deri tek kanosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pagesë.

“Bresje, Fushë Kosovë 10.09.2023 – 07:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pagesë, në shenjë revolte ka kanosur me vrasje viktimën femër kosovare menaxhere në një pompë derivatesh. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)