Prishtinë: Gjendet njës asi municioni-fishekë afër një koshi të mbeturinave

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 10:00
Prishtinë: Gjendet njës asi municioni-fishekë afër një koshi të mbeturinave

160 fishek të kalibrit të panjohur janë gjetur afër një koshit të mbeturinave në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin në polici e ka raportuar një grua e cila ka vërejtur një sasi municioni-fishekë.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar municionin.

“Rr. Rasim Kiçina, Prishtinë 10.09.2023 – 09:15. Dëshmitarja f/kosovare ka raportuar se afër koshit të mbeturinave ka vërejtur një sasi municioni-fishekë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se janë 160-fishekë kalibër i panjohur, të cilët janë konfiskuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)