Roth vjen në Prishtinë, do të takohet me Kurtin, Konjufcën e Gërvallën

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 10:45
Roth vjen në Prishtinë, do të takohet me Kurtin, Konjufcën e Gërvallën

Politikani gjerman, njëherit kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth ndodhet për vizitë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka njoftuar se do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.

“Mirëmëngjesi Prishtine! Më në fund kthehemi në Kosovë. Në pritje të takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, kryeministri @albinkurti, kryetarja e Kuvendit @KonjufcaGlauk, FM @gervallaschëarz dhe kolegë të komitetit të punëve të jashtme. Faleminderit që më pritët. #ontheRoth”. Ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)