Arrestohen tre të rinj nga Kosova dhe një gjerman, u shitën drogë turistëve në një festival në Dhërmi

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 13:11
Arrestohen tre të rinj nga Kosova dhe një gjerman, u shitën drogë turistëve në një festival në Dhërmi

Tre të rinj nga Kosova dhe një gjerman, të cilët u filmuan duke shpërndarë drogë në një festival në Dhërmi, Himarë janë arrestuar nga policia e Vlorës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, 151 qese farmaceutike dhe peshore elektronike që shërbenin për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza, 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, një automjet, 4 celularë dhe një kartëmonedhë 20 euro false.

(Kosova Sot Online)