Krasniqi: Nuk dorëzohemi para fashistëve turbofolk

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 22:15
Krasniqi: Nuk dorëzohemi para fashistëve turbofolk

Ndeshja Rumani -Kosovë është ndërprerë pasi në stadium nga tifozët është shfaqur një slogan fashist dhe mohues i realitetit të Kosovës së pavarur. Në atë slogan shkruan “Kosova është Serbi”, dhe kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet menjëherë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë slogan ka reaguar edhe Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ai ka thënë se nuk ka slogan që e ndryshon realitetin e Kosovës.

”S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë!  Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin“.

”Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty. Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova”, ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)