Hoti: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e marrëveshjes së arritur në villat e Titos

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 17:00
Hoti: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e marrëveshjes së arritur në villat e Titos

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, nuk është shprehur optimist për ndonjë rezultat pozitiv në takimin e nesërm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoti tha se në këtë takim negociohet vetëm për “zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër”

Sipas tij, në Bruksel nuk do të diskutohet njohja reciproke, pasi thotë se Kosova ka hequr dorë nga kjo.

“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër”.

“Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, ka shkruar deputeti opozitar në Facebook.

(Kosova Sot Online)