Deputeti i VV-së: Borrell e paska pritur Vuçiqin në hyrje të ndërtesës, por jo Kurtin, një trajtim asimetrik

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 13:41
Deputeti i VV-së: Borrell e paska pritur Vuçiqin në hyrje të ndërtesës, por jo  Kurtin, një trajtim asimetrik

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka shpërndarë një fotografi nga pritja që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, i ka bërë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai thotë se i njëjti e ka pritur presidentin serb në hyrje të ndërtesës por nuk ka bërë të njëjtën gjë me Kurtin.

Tutje, ai ka shkruar se ky është edhe një trajtim asimetrik krejt i panevojshëm nga ndërmjetësi

“Borrell e paska pritur Vuçiqin në hyrje të ndërtesës, por jo edhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Edhe një trajtim asimetrik krejt i panevojshëm nga ndërmjetësi”, ka shkruar Batusha.

(Kosova Sot Online)