Ish-këshilltari i Olta Xhaçkës, Amant Josifi arrestohet në Dubai

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 14:09
Ish-këshilltari i Olta Xhaçkës, Amant Josifi arrestohet në Dubai

Ish-këshilltari i Olta Xhaçkës, Amant Josifi është arrestuar në Duabi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)