Vuçiq: Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, do të bëj çmos që serbët të marrin pjesë në zgjedhje

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 14:24
Vuçiq: Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, do të bëj çmos që serbët të marrin pjesë në zgjedhje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ndërmjetësit europianë në Bruksel, ka folur para gazetarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, bisedimet përfunduan pa sukses.

Ai foli edhe për zgjedhjet në veri të vendit, duke thënë se nëse kryetarët aktualë dorëhiqen, ai do t’i bindë serbët të dalin në zgjedhje.

“Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, do të bëj çmos që serbët të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai kur u pyet nëse është folur për zgjedhje në veri.

“Të gjithë kemi kërkesat tona. Kosova i ka kërkesat e veta, ne i kemi tonat. Tek e fundit ne si Serbi i ka pranuar kompromiset e BE-së. Kurti nuk i ka pranuar. Është e qartë që Kurti po i ik reformave, do të thotë formimit të Asociacionit. Serbia nuk po i ik përgjegjësive të saj”, tha ai.

Ai shtoi se në takim është biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës dhe se ka theksuar “se sa ngacmimet dhe arrestimi dhe ndalimi i përditshëm i serbëve shqetëson dhe pengon çdo proces të vendosjes së marrëdhënieve racionale”.

(Kosova Sot Online)