Kurti: S'kam pranuar asnjë propozim ku kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 16:32
Kurti: S'kam pranuar asnjë propozim ku kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin

S’kam pranuar një propozim që kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka akuzuar ndërmjetësit europianë se kanë bërë zyrtare qëndrimin e Serbisë që ajo të kushtëzohet me Asociacionin.

Kurti tha se propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes.

“Është për të ardhë keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu. Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar propozimin e Serbisë”.

“Këtë propozim këtë sekuencë se si duehet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike. Pala tjetër, presidenti i Serbisë s’ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasë një rezultat. S’ka mund të ketë kompromis meqë s’mund të ketë mes sekuencimit dhe kushtëzimit”. 

(Kosova Sot Online)