Dy policë sulmohen nga dy të dyshuar në Graçanicë, përfundojnë në spital

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 10:35
Dy policë sulmohen nga dy të dyshuar në Graçanicë, përfundojnë në spital

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar nga dy persona të dyshuar mbrëmë në Graçanicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këta të fundit janë arrestuar ndërsa nën mbikëqyrjen e njësisë policore kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, ku si pasojë dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarve është hapur rast për pendim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar.

(Kosova Sot Online)