4 apartamente të djegura në pallatin 10-katësh në Tiranë, shkak materiali i fasadës

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 11:18
4 apartamente të djegura në pallatin 10-katësh në Tiranë, shkak materiali i fasadës

Katër apartamente janë shkrumbuar krejtësisht në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fatmirësisht nuk u shënua ndonjë i plagosur dhe asnjë humbje jete.

Përhapja e flakëve në kohë rekord sikur të kishin hedhur benzinë, lidhet me materialin e ndërtimit.

Dyshohet se ka qenë materiali i ndërtimit i cilësisë së dobët që ka bërë që përhapur flakët të përhapen me shpejtësi duke sfiduar për tre orë punonjësit e zjarrfikëses.

Materiali dyshohet se ka qenë i llojit “lesh guri” i cili sipas ekspertëve ka në përbërje plastikë

(Kosova Sot Online)