Asociacionit të Komunave të Kosovës i bashkohet edhe Zveçani

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 11:46
Asociacionit të Komunave të Kosovës i bashkohet edhe Zveçani

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se sot edhe komunat e fundit nga ato katër veriore i është bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

AKK-së sot i është bashkuar edhe Zveçani.

“Me iniciativën e asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ashtu si Zubin Potoku dje, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit sot votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës”.

Në fund të muajit të kaluar, Asociacionit iu bashkua edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut.

(Kosova Sot Online)