Qeveria Gjermane: “Shumë zhgënjyese që takimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ishte sërish i pasuksesshëm

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 13:23
Qeveria Gjermane: “Shumë zhgënjyese që takimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ishte sërish i pasuksesshëm

Zëdhënësi i Qeverisë Federale të Gjermanisë, Steffen Hebstreit, ka thënë se është shumë zhgënjyese që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka qenë sërish i pasuksesshëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hebstreit ka thënë se pengesat nuk do të krijojnë rrugë për dalje nga kriza dhe ka përsëritur se dialogu i për noramlizim që drejtohet nga BE-ja është e vetmja rrugë për të shkuar tek zgjidhja.

“Shumë zhgënjyese që takimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ishte sërish i pasuksesshëm. Pengimi nuk do të na nxjerrë nga kriza. Dialogu i normalizimit i udhëhequr nga BE-ja është mënyra e vetme për një zgjidhje. Gjermania do të vazhdojë të punojë intensivisht me partnerët e saj për këtë”, ka thënë Hebstreit.

(Kosova Sot Online)