Rama njofton për një projekt tjetër rrugor: Do t’i japim një perspektivë të re hyrjes së Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se hyrja në Prishtinë nga Gollaku do të zgjerohet, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rama ka thënë se do të zgjerohet tërësisht rruga, ku do të ketë gjelbërim, shteg të biçikletave dhe trotuare në dy anët e rrugës.
Ai ka thënë se do t’i jepet perspektivë e re hyrjes në Prishtinë nga Gollaku dhe Banja e Sijarinës.
Njoftimi i plotë:
Hyrja e Prishtinës nga Gollaku do të zgjerohet.
Do të zgjerohet profili i tërsishëm i rrugës, do të ketë gjelbërim, shteg të bicikletave, trotuare në të dy anët e rrugës.
Do t’i japim një perspektivë të re hyrjes së Prishtinës nga Gollaku dhe Banja e Sijarinës!
Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
Krenar Xh Xhaferi
(Kosova Sot Online)