Bardhyl Mahmuti: Do të jem dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Hagë

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 10:05
Bardhyl Mahmuti: Do të jem dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Hagë

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka njoftuar se me kërkesë të avokatëve të Pjetër Shalës, ka pranuar të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se sot do të udhëtojë për në Hagë për procedurat paraprake.

Ndërsa, Mahmuti ka treguar se dëshminë do ta fillojë më 20 shtator.

“Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023”, ka shkruar Mahmuti.

(Kosova Sot Online)