Musliu i reagon Kurtit: Edhe Isa Mustafa ka thënë Prishtinën e fitoj me duar në xhepa

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 14:40
Musliu i reagon Kurtit: Edhe Isa Mustafa ka thënë Prishtinën e fitoj me duar në xhepa

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me kërkesën e opozitës për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu ka krahasur këtë deklaratë të Kurtit me atë të Isa Mustafës vite më parë kur pati thënë se “Prishtinën e fitoj me duar në xhepa”.

Musliu tutje tha se qytetarët nuk e durojnë arrogancën e pushtetarëve.

Postimi i plotë:

Albini paska thënë se: “… që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”

A ju kujtohet Isa Mustafa kur pat thënë Prishtinen e fitoj me duar në xhepa? Nga atëher LDK-së ju patën dashtë 8 vjet me kthy e pushtetin. Qytetaret nuk e durojnë arrogancen e pushtetarëve!

(Kosova Sot Online)