Pasi i vdiq gruaja nga një sëmundje, mësuesi shqiptar i jep fund jetës mbi varrin e saj!

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 19:37
Pasi i vdiq gruaja nga një sëmundje, mësuesi shqiptar i jep fund jetës mbi varrin e saj!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Ballsh, ku një 63-vjeçar i ka dhënë fund jetës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shtetasi Petrit Jaupaj, ka qenë në gjendje të rënduar emocionale kur i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente mjekësore, pranë varrit të bashkëshortes së tij.

60-vjeçari është gjetur i pajetë nga qytetarë të tjerë në varrezat publike te qytetit.

Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “ 5 Shkurti” në Ballsh, ndërsa rreth 1 vit e gjysëm më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një semundjeje të rëndë.

Trupi i pajetë i 63-vjecarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko- ligjore.


(Kosova Sot Online)