Rohde mirëpret deklaratën e BE-së: Thirrje e qartë që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive për dialogun

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 09:34
Rohde mirëpret deklaratën e BE-së: Thirrje e qartë që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive për dialogun

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde e ka mirëpritur deklaratën e Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde ka thënë se kjo është një thirrje e qartë e BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog në mënyrë konstruktive, me mirëbesim dhe pa vonesa të mëtutjeshme.

“Deklarata në emër të shteteve anëtare të BE-27 për dialogun KOS-SRB. Një thirrje e qartë kristal e BE-27 drejtuar KOS dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme!”, ka shkruar ai në Tëitter.

Bashkimi Evropian ka dalë me një komunikatë të gjatë rreth kërkesave dhe pritjeve që ajo ka prej kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuciq.

(Kosova Sot Online)