Kryen rreth 10 grabitje të armatosura, arrestohen katër persona në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 09:40
Kryen rreth 10 grabitje të armatosura, arrestohen katër persona në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar mbrëmë, pasi dyshohet se kanë kryer së paku 10 vepra të vjedhjes, të cilat janë bërë nën kërcënimin e armëve në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë për se personat e arrestuar dyshohet se janë përfshirë në rastet e grabitjeve që kanë ndodhur në pompa derivatesh e markete në Prishtinë.

“Personat e arrestuar janë F.M., 34 vjeç, A.S., 34 vjeç, F.M., 32 vjeç, dhe Xh.S., 41 vjeç, të cilët janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, duke tentuar të largohen nga Kosova”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)