Muja: Prej që u arrestua Nagip Krasniqi dhe u.d u caktua një njeri i afërt i LDK’së, nuk po përmendet KEK’u

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 13:24
Muja: Prej që u arrestua Nagip Krasniqi dhe u.d u caktua një njeri i afërt i LDK’së, nuk po përmendet KEK’u

Deputeti i VV’së, Armend Muja, ka thënë se që prej arrestimit të Nagip Krasniqit, nëpër seanca nuk është folur për KEK’un, përcjell “Kosova Sot Online”.

Muja shtoi se beteja nuk është parimore, beteja është eliminimi i figurave të cilat nuk janë të kontrollueshme nga ish-pushteti.

“Edhe një çështje sa i përket Nagipit. Këtu beteja është bërë për energjinë, nuk ka qenë për trajtimin e asnjë fenomeni. A po flet najkush për KEK’un më? Çdo seancë të vitit të e kaluar tema e energjisë dhe Nagip Krasniqi kanë qenë emër i përveçëm në çdo seancë. Që nga arrestimi i tij dhe caktimi si U.D. i një njeriu të afërt me LDK’në, a ke dëgju që po përmendet KEK’u? Jo, sepse beteja nuk është parimore, beteja është eliminimi i figurave të cilat nuk janë të kontrollueshme nga ish-pushteti”, tha Muja.

(Kosova Sot Online)