Rikthehen në treg ampulat Omeprazol, për këtë arsye pse ishin larguar nga tregu kosovar

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 15:02
Rikthehen në treg ampulat Omeprazol, për këtë arsye pse ishin larguar nga tregu kosovar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ampulat Omeprazol për injeksion 40 mg do të rikthehen në treg, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Për shkak të rëndësisë së kësaj analize, Agjencia e Kosovës për Produkte e Pajisje Medicinale (AKPPM) paralelisht me analizën e kontrollit në Laboratorin e Kontrollit të Cilësisë ka realizuar edhe testin e krahasueshmërisë për këtë produkt edhe në Laboratorin për Kontroll të Barnave në HALMED të Kroacisë. Rezultatet e fituara në parametrat e kontrolluar për produktin omeprazol për injeksion 40 mg kanë rezultuar konform parametrave dhe standardeve të kërkuara të cilësisë në të dy laboratorët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë”

AKPPM-ja më 5 maj të këtij viti kishte marrë vendim që të largojë nga tregu ampulat Omeprazol 40 mg, që përdoren për kurim të lukthit.

Vendimi ishte marrë me dyshimin se përdorimi i tyre kishte shkaktuar reaksione te disa pacientë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)