Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, kaq miliona euro shpenzuan

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 12:09
Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë,  kaq miliona euro shpenzuan

Kreu i AKB-së, Agim Shahini, tha se në periudhën 15 qershor deri më 15 shtator, në Kosovë kanë ardhur mbi 250 mijë bashkatdhetarë, të cilët gjatë qëndrimit dy javor të tyre kanë shpenzuar rreth 2 750 euro, përcjell “Kosova Sot Online”

Sipas tij, 1 000 deri 3 000 euro shpenzuan 55% e tyre, 3 000 deri në 5 000 35% dhe mbi 5 mijë 5% e mërgimtarëve, duke sqaruar se të gjitha shpenzimet kapin vlerën e 750 milionë eurove.

“Ishin mbi 250 mijë bashkatdhetarë erdhën së paku një herë në Kosovë. Ata që vijnë në javë në muaj janë rreth 1 milion”.

“Ata qëndruan përafërsisht 2 javë. Ata thanë se kanë shpenzuat 1 000 deri 3 000 euro 55% e tyre, 3 000 deri në 5 000 35%, mbi 5 mijë 5%. Mërgata shpenzoi 2 750 euro përafërsisht në Kosovë gjatë qëndrimit në Kosovë. 750 milionë shpenzoi para kesh në Kosovë këtë verë, kjo është infuzioni më i madh i dhënë ekonomisë”.

(Kosova Sot Online)