Osmani përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Përkushtimi për lirinë i bëri ata të jenë stoikë

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 15:33
Osmani përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Përkushtimi për lirinë i bëri ata të jenë stoikë

Në 25 vjetorin e rënies, presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ajo tha se ata 25 vjet më parë Fehmi e Xhevë Lladrovci, e përmbyllën bashkërisht rrugëtimin e tyre jetësor e patriotik.

“Përkushtimi i tyre i palëkundur për lirinë i bëri që ata të jenë stoikë, të guximshëm e këmbëngulës. Si të tillë u përjetësuan, duke u bërë personifikim i vetmohimit për lirinë e vendit. Xheva dhe Fehmiu u përballën me vendosmëri të palëkundur për idealin e brezave, ëndrrën për liri e shtet”.

Osmani ka shkruar se ata na kujtojnë përherë rrugën e zorshme deri te liria dhe përkushtimin që duhet pasur për ta mirëmbajtur lirinë dhe për ta forcuar edhe më tej Republikën për të cilën ranë.

“Kujtimi për ta qoftë i përhershëm!”.

(Kosova Sot Online)