Atiq flet për bashkëpunimin me komunitetin serb

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 20:27
Atiq flet për bashkëpunimin me komunitetin serb

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit nxorën fitues në Mitrovicë të Veriut kandidatin e LVV-së për kryetar të kësaj komune, Erden Atiq.

Ndonëse zgjedhjet u organizuan në rrethana jo të zakonshme dhe pati një pjesëmarrje të ulët të votuesve, ato u shpallen të vlefshme dhe kryetarit i mbeti vetëm të nisë punën.

Atiq thotë se këta muaj të qeverisjes nuk kanë qenë të lehtë, qoftë në aspektin administrativ, ashtu edhe në atë praktik.

Atiq thotë se komunën e ka gjetur me probleme të akumuluara, të cilat po mundohet t’i zgjidhë në këtë mandat të përgjysmuar. Hendikepin më të madh e ka hasur në stafin e reduktuar të Komunës, e që ka ndikuar në ngadalësimin e punës në terren.

Në anën tjetër, teksa është bërë presion për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Mitrovica e Veriut u anëtarësua në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Sipas Atiq, ky ka qenë një prej hapave më pozitivë të ndërmarrë në këtë komunë.

*Kosova Sot Online)