Ndërron jetë ish-Presidenti

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 21:26
Ndërron jetë ish-Presidenti

Ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportimeve për mediat, vdekja e ish-presidentit ndodhi në klinikën Salvator Mundi në Gianicolo në Romë, ku ishte shtruar prej disa kohësh.

Pranë tij në momentet e fundit ndodhej familja, veçanërisht djali Giulio dhe gruaja e tij Clio, 89 vjeçe, si dhe këshilltari historik i komunikimit, Gianni Matteoli.

Më 21 maj 2022, Napolitano iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe u shtrua në spital për nëntë ditë në spitalin Spallanzani në Romë.

Kursi pas operacionit ishte i pandërprerë. Ai ishte presidenti i parë i Republikës së Italisë që u zgjodh dy herë.

(Kosova Sot Online)