
Vdes një nga personat që u plagos të martën në Rahovec

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka vdekur mbrëmë një nga personat që kishte mbetur i plagosur në Rahovec pas të shtënave me armë zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur më 19 shtator, derisa prej atëherë, viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“VRASJE E RËNDË-Rr. Fahri Fazliu, Rahovec 19.09.2023 – 16:45. Me datë 22.09.2023 ka ndërruar jetë njëri nga viktimat që ka qenë në tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)