A ka folur Kurti me ambasadorin amerikan Hovenier pas sulmit në Veri!

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 13:05
A ka folur Kurti me ambasadorin amerikan Hovenier pas sulmit në Veri!

Kryeministri Albin Kurti, konfirmoi se ka qenë në kontakt me ambasadorin amerikan në Kosovë, Hovenier, pas sulmit në Veri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nuk jam në dijeni pse nuk ka reagu ende BE, por kam qenë në kontakt me ambasadortin Hovenier, do të vendosi kontakt edhe me ambasadorin e BE-së Tomas Szunyog”, tha Kurti.

“Dua të besoj që pas këtyre fakteve nuk ka askush që te këtë dilema se çfarë rreziku kemi jo vetëm në Banjskë”, u shpreh ai.

“Bëhet fjalë për profesionistë që me maska e uniforma e kalibra të rëndë kanë ardhur ta destabilizojnë territorin e Republikës sonë”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)