Axha i policit të vrarë në veri: I ndjeri ka shkuar me vullnet në punë me mbrojtë atë tokë

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 16:06
Axha i policit të vrarë në veri: I ndjeri ka shkuar me vullnet në punë me mbrojtë atë tokë

Ndjejmë dhimbje por edhe krenari, ka deklaruar Gani Bunjaku, axha i Afrim Bunjakut, policit të vrarë në veri.

Ai u shpreh se i ndjeri ka shkuar me gjithë vullnetin në punë.

“Ndjejmë dhimbje, por edhe kemi krenari sepse i ndjeri prej që e ka marrë pozicionin e udhëheqjes së stacionit në Zveçan, ai me gjithë vullnetin ka shkuar në punë me mbrojtë atë tokë e me mbisundu ligji në atë pjesë”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)