Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 11:46
Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde ka thënë se e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë tronditur dhe dënojnë ngjarjet e ndodhura dje ku një grup terrorist ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde ka shkruar se pyet veten nëse edhe Lista Serbe do të ndalë heshtjen e saj dhe t’iu bashkohet të gjithëve në qëndrimin e qartë kundër sulmit vrasës ndaj Policisë së Kosovës.

“Si e gjithë bota, përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë tronditur dhe dënojnë ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Srpska do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrasës ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)