Prokurori jep detaje: Të arrestuarit në Banjskë shtetas të Serbisë

  • A P /
  • 25 September 2023 - 20:30
Prokurori jep detaje: Të arrestuarit në Banjskë shtetas të Serbisë

Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi.

“Shtetas të tjerë nuk kemi”, thotë ai për rel.

Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla.

Sipas tij, të gjithë ata janë ende në proces të intervistimit.

(Kosova Sot Online)