Tajani paralajmëron përforcim në kufirin Kosovë – Serbi me prani të KFOR’it

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 22:22
Tajani paralajmëron përforcim në kufirin Kosovë – Serbi me prani të KFOR’it

Përforcim e kufirit Kosovë – Serbi me prani të KFOR’it,  për t’i ndalur përplasjet, ka paralajmëruar ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Tajani ka kërkuar nga Kurti dhe Vuçiq të inkurajojnë dialogun në mes palave

”Italia  protagonisti i paqes në Ballkan. Unë fola me Presidentin. Vuçiq dhe me kryeministrin Kurti. I kam kërkuar të dyve që të inkurajojnë dialogun mes palëve. Në marrëveshje me GuidoCrosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”, ka thënë kryediplomati italian.

Të dielën në veri të Kosovës, një grup terrorist vrau një polic dhe plagosur një tjetër.

Më pas Policia nisi operacionin për t’u përballur me këtë grup të organizuar terrorist.

(Kosova Sot Online)