Publikohet foto: Drejtori i policisë me armë në brez gjatë vizitës në Banjskë

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 20:45
Publikohet foto: Drejtori i policisë me armë në brez gjatë vizitës në Banjskë

Pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, ka zhvilluar vizitë në Banjskë të Zveçanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndonëse jo me uniformë zyrtare të policisë, drejtori Hoxha ka vendosur armën në brez.

Nga atje, Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha i shoqëruar edhe nga zyrtarë policorë dhe të KFOR-it, inkurajoi policët të kryejnë detyrat me qëllim të krijimit të një sigurie më të madhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se Drejtori i PK-së, shprehu mirënjohje ndaj zyrtarëve policorë dhe i falënderoi ata “për punën e tyre të suksesshme dhe profesionale në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe terroriste”.

(Kosova Sot Online)