Vllasi: Aleksandar Vuçiq është ai që e ka zgjedhur momentin e aksionit e së dielës në Banjskë

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 08:11
 Vllasi: Aleksandar Vuçiq është ai që e ka zgjedhur momentin e aksionit e së dielës në Banjskë

Avokati, Azem Vllasi, thotë se sulmi i së dielës në Banjskë të Zveçanit, është përgatitur nga ushtria e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Madje sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ai që e ka zgjedhur momentin e aksionit, me idenë se pozita e palës kosovare është dobësuar tek perëndimi.

Vllasi shtoi se ata u grumbulluan në oborrin e Manastirit Banjska, duke llogaritur se atje nuk ka qasje Policia e Kosovës.

“Aksioni është i përgatitur nga ana e ushtrisë së Serbisë. Pas kësaj u pa absolutisht që qëndron vetë Vuçiqi, sepse të merret një aksion I tillë në territor të Kosovës, nuk është e mundur të bëhet pa dijeninë e Vuçiqit. Momenti i aksionit është zgjedhur nga Vuçiq, ai e ka vlerësuar që pas dështimit të bisedave në Bruksel më 14 shtator, atëherë është dobësuar pozita e palës kosovare, gjegjësisht e Kurtit dhe se tani Serbia mund të futet në një aksion ku do të përfitojë diçka. Ata u grumbulluan në oborrin e Manastirit Banjska, duke llogaritur se atje nuk ka qasje Policia e Kosovës”, deklaroi Vllasi.

(Kosova Sot Online)