Tenney: Unë sinqerisht e vlerësoj dënimin e shpejt të Vuçiqit për ngjarjet në Veri

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 16:03
Tenney: Unë sinqerisht e vlerësoj dënimin e shpejt të Vuçiqit për ngjarjet në Veri

Kongresistja republikane Claudia Tenney, ka deklaruar se dhuna në veri të Kosovës është e tmerrshme dhe tha se e vlerëson “dënimin e shpejtë” të sulmit nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkaq, për kryeministrin Albin Kurti ajo ka thënë se duhet të përmbushë zotimet e marrëveshjes së fundit me Serbinë dhe të themelojë Asociacionin.

“Dhuna e fundit në Kosovën veriore është e tmerrshme dhe unë sinqerisht e vlerësoj dënimin e shpejt të Aleksandar Vuçiqit. Kryeministri Albin Kurti duhet të mbajë detyrimet e tij sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe për të de-përshkallëzuar tensionet”, ka theksuar ajo.

(Kosova Sot Online)