Ja kush e falënderon Hovenierin për ndihmën që SHBA po i jep Kosovës

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 17:37
Ja kush e falënderon Hovenierin për ndihmën që SHBA po i jep Kosovës

Në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, e ka pritur sot kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se në këtë takim është biseduar për ngjarjet në Veri të Kosovës.

“Në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosvës, Afrim Bunjaku.”

Konjufca ka falënderuar ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës.

(Kosova Sot Online)