Hillary Clinton godet Putinin për zgjerimin e NATO-s

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 22:04
Hillary Clinton godet Putinin për zgjerimin e NATO-s

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka ironizuar presidentin rus Vladimir Putin, në lidhje me deklaratë të bërë më herët ku i referohej zgjerimit të NATO-s, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Sa keq, Vladimir, ia ke bërë vetes”, ka ironizuar Clinton. 

Pas kthimit në Departamentin e Shtetit për zbulimin e portretit të saj zyrtar, Klinton ndër të tjera shprehu neverinë e saj për politikat e ish-presidentit republikan Donald Trump, të cilin e kishte mundur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, shkruajnë mediat e huaja. 

Clinton iu drejtua gjithashtu skepticizmit që mund të kishin aleatët nëse SHBA-ja do të vazhdonte të ndihmonte Ukrainën. Ajo tha se presidenti demokrat i SHBA-së Joe Biden u përpoq të përmbushte shumë nga prioritetet e administratës së Obamës. 

(Kosova Sot Online)