Sinani e quan Arifin mik të Vulinit

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 20:34
Sinani e quan Arifin mik të Vulinit

Këshilltarja e Kurtit, Ardita Sinani, këmbëngulë se Komuna e Preshevës ka mbajtur zi për terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës në veri. Anipse Arifi mohoi që Presheva kishte zi sot, Sinani ka publikuar dy fotografi, përmes të cilave pretendon se pas reagimit të saj Arifi ka urdhëruar që flamuri serb të ngjitej sërish lartë.

Sinani e quan Arifin mik të Vulinit sepse ai i pari i tha asaj se është bashkëpunëtore e Vulinit.

“Miku i Vulinit, Shqiprimi, ditën mbanë zi për terroristët e vrarë e natën gënjen shqiptarët”, shkruan ajo.

(Kosova Sot Online)