Vdes punonjësi në Deçan, u godit nga shoferi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave

  • E.K /
  • 28 September 2023 - 11:13
Vdes punonjësi në Deçan, u godit nga shoferi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave

Punonjësi i Ndërmarrjes Publike Lokale ‘Higjiena’ në Deçan, Xhavit Alaj, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ‘Higjiena’.

“Të nderuar miq dhe kolegë të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” në Deçan, me dhimbje dhe pikëllim ju njoftojmë se pas një aksidenti tragjik është ndarë nga jeta kolegu ynë Xhavit Alaj! N.P.L.”Higjiena” do të kujtoj gjithmonë si punëtor të dashur, bashkëpunëtorë dhe kolegë të zellshëm”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)