Kurti: Me t’u zbardhur drita u pa se çfarëdo grupi terrorist nuk ka kurrfarë shanse me Policinë e Kosovës

  • S.A /
  • 28 September 2023 - 12:40
Kurti: Me t’u zbardhur drita u pa se çfarëdo grupi terrorist nuk ka kurrfarë shanse me Policinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth ngjarjes së të dielës ku mbeti i vrarë një rreshter policor, pas sulmit ngas grupi terrorist serbë në Banjskë të Zveçanit. Ai tha se ky ishte sulm i orkestruar që cenoi rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit, transmeton "Kosova Sot Online".

“Të dielën e 24 shtatorit përjetuam një sulm agresor të bandave kriminale e terroristë të Serbisë, jo vetëm ndaj Policisë së Kosovës por ndaj shtetit e Republikës, rendit e sigurisë sonë. Sulmi i orkestruar i bandave të maskuara kriminale e terroriste e vrau zyrtarin tanë policor, rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosi një polic tjetër. Ishte ditë e rëndë për vendin tonë dhe mbarë kombin tonë”, tha ai.

Më tutje Kurti deklaroi se rreshterin Bunajku grupi serb e vrau në pritë në errësirë.

“Terroristët oseë janë vrarë, ose janë arrestuar ose janë në ndjekej pasi që ikën. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. I vetmi polic u vra në këtë ballafaqim ishte ai që u vra në pritë në 03:00 të mëngjesit kur ishte natë dhe errësirë. Ndërkaq me t’u zbardhur drita u pa se çfarëdo grupe terroriste e kriminale nuk kanë kurrfarë shanse me Policinë e Kosovës. Ata u vranë, u arrestuan ose po ndiqen sepse janë në ikje”, tha ai.

(Kosova Sot Online )