Kërcënoi në "TikTok" se do hedh “bomba” në xhaminë e madhe në Mitrovicë, një person shoqërohet për intervistim në polici
Një person me inicialet P.K, në “TikTok” përmes një video të shkurtër ka kërcënuar se do hedh “bomba” gjatë namazit të xhumasë në xhaminë e madhe në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia e Kosovës e ka marr në intervistim personin në fjalë.
“Ju njoftojmë se policia e ka shoqëruar për intervistim personin që është shfaqur në video”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
(Kosova Sot Online)