Pas deklaratës së Ramës reagon Presidenca: Policia e Kosovës është reaguese e parë në secilën pjesë të territorit të saj

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 19:30
Pas deklaratës së Ramës reagon Presidenca: Policia e Kosovës është reaguese e parë në secilën pjesë të territorit të saj

Ndaj një deklarate të bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili teksa iu është përgjigjur kritikvë për idenë e tij që KFOR-it ta marrë veriun, ka thënë se kjo ka qenë kërkesë edhe e presidentes Vjosa Osmani, kanë reaguar nga Presidenca e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Presidencës së Kosovës, Bekim Kupina, ka thënë se preisdentja Osmani në çdo takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se KFOR-i është reaguar i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës si reaguese e parë në secilën pjesë të territorit të saj.

Kupina tutje ka thënë se Kosova ka kërkuar mbështetje nga NATO për patrullimet të përbashkëta në zonën kufitare, ku do të përfshiheshin edhe ushtarët e KFOR-it në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste gna Serbia.

“Presidentja Osmani në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj.Institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja, që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, përkrah policëve të Kosovës në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste dhe sulmet nga Serbia”, ka thënë Kupina.

Tutje Kupina ka thënë se s’bëhet fjalë për marrjen e kompetencave të institucioneve nga KFOR-I, por për mbështetje të institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia.

“Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, ka thënë Kupina.

(Kosova Sot Online)