Vuçeviq rreth sulmit terrorist në Banjskë: Ne asgjë nuk punojmë pas shpine

  • E.K /
  • 02 October 2023 - 13:10
Vuçeviq rreth sulmit terrorist në Banjskë: Ne asgjë nuk punojmë pas shpine

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i ka dalë në mbrojtje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai pretendon se po të jepte urdhër Vuçiqi do të hynim në territorin e Kosovës. “Do ta informonim KFOR-in”, tha ai.

Tha se nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin urdhër nga presidenti i Serbisë, si Komandant Suprem, për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, një detyrë të tillë Forcat e Armatosura do ta kryejnë me efikasitet, profesionalizëm dhe sukses.

“Ka një fushatë sistematike kundër Ushtrisë Serbe, ne asgjë nuk punojmë pas shpine”.

(Kosova Sot Online)