Ministri gjerman: Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia, viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 08:10
Ministri gjerman: Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia, viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia

Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir, ka deklaruar se Kosova sërish është nën presion masiv nga Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Kosova është viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia.

“Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia. Viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia. Trupa të çuditshëm që vijnë nga veriu dhe natyrisht nuk kanë lidhje me Presidentin e Serbisë dhe Serbinë, ashtu si në Gadishullin e Krimesë, ku fillimisht ushtarët atje nuk kishin asnjë lidhje me zotin Putin. Pra, ne e njofim këtë model të destabilizimit”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)